Mos përdorni Uber, ky është rreziku që sjell për iPhone

Teknologji

Mos përdorni Uber, ky është rreziku që sjell për iPhone

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 21:37
Uber

Situata është "krejtësisht e pashembullt", sipas studiuesve të sigurisë.

Tani është shfaqur se aplikacioni i taksi-takimit Uber është në gjendje të regjistrojë fshehurazi aktivitetin në ekranet e përdoruesve të iPhone - edhe nëse funksionon vetëm në sfond.

Will Strafach, ekspert i sigurisë për grupin e sigurisë Sudo, thotë se Uber është në gjendje të monitorojë gjithçka që përdoruesit bëjnë në telefonat e tyre iPhone, përfshirë edhe vendosjen e fjalëkalimeve dhe shikimin e fotografive private.

“Këtë qasje, Uber mund ta ketë fituar përmes një leje të veçantë nga Apple, me qëllim të implementimit në të”, thotë Strafach.

Strafach ka përshkruar situatën si tërësisht të paprecedent, duke thënë se kjo është një e pazakonshme për Apple të lejojë një qasje të tillë.

Lajmet vijnë në kohën kur Uber po negocion me Transportin e Londrës për të ardhmen e tij në kryeqytetin britanik.

Muajin e kaluar, TfL nuk e vazhdoi licencën për vazhdimin e operimit të Uber në Londër.    

Uber është ankuar ndaj këtij vendimi në gjykatë dhe do të vazhdojë të operojë në Londër, deri në vendimin e apelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat