Nintendo, gati të ringjallë Game Boy?

Teknologji

Nintendo, gati të ringjallë Game Boy?

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 14:56
Ilustrim

Nintendo ka patur një sukses mjaf të madh me versionin e ri në miniaturë të lodrës së saj klasike.

Vitin e kaluar Classic Mini NES ishte një tjetër sukses dhe e njëjta gjë ndodhi dhe me Mini SNES që doli muajin e kaluar.

Zërat flasin edhe për një N64, dhe tashmë bëhet e ditur se një tjetër pjesë klasike e Nintendos mund të rikthehet.

Një mini Game Boy, për të festuar një nga pajisjet më të shitura të të gjitha kohërave, ka filluar të dalë online dhe është postuar në Twitter.

Ajo është shoqëruar me një foto të pagabueshme të pajisjes origjinale, e cila doli për herë të parë më 1989.

Me dy bateri AA dhe ekran bardh e zi, Game Boy ishte një sukses i madh për shumë fëmijë të viteve ’90.  Platforma lindi disa nga videolojërat ikonë si Tetris apo loja origjinale Pokemon. Nëse Nintendo vendos të rikthejë Game Boy do të ishte një tjetër arritje për kompaninë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat