Adobe ngre alarmin, hakerat por shfrytëzojnë një problem sigurie në Flash

Teknologji

Adobe ngre alarmin, hakerat por shfrytëzojnë një problem sigurie në Flash

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 08:59
Kaspersky

Adobe paralajmëroi ditën e Hëne përdoruesit e Flash të përditësojnë sa më parë softuerin në mënyrë që të mos bien pre e hakerave të cilët në çdo moment mund të shfrytëzojnë një problem të fundit sigurie.

Paralajmërimi erdhi pas firma e sigurisë Kaspersky Lab tha se një grup, i njohur si BlackOasis, kishte shfrytëzuar këtë problem sigurie më 10 Tetor dhe instaluar maluerë në servera në ndryshëm në Zvicër, Bullgari dhe Hollandë.

Kaspersky tha se malueri i njohur si FinSpy, është një produkt komercial i shitur tek agjencitë e zbatimit të ligjit për të spiunazh.

Sipas firmës Ruse të sigurisë ky maluer është përdorur për të sulmuar vendet e Lindjes së Mesme dhe zyrtarë të Kombeve të Bashkuara.

Rusia, Iraku, Afganistani, Britania, Irani dhe vende të ndryshme në Afrikë dhe Lindjen e Mesme kanë rënë prej e sulmeve.

Adobe tha se kishte publikuar ditën e sotme një përditësim sigurie për të adresuar problemin i cili prekte Google Chrome, Microsoft Edge dhe Internet Explorer.

Kjo është goditja e radhës ndaj Flash të cilin Adobe ka thënë se do ta braktisë në fund të 2020-ës.

Ky softuer është kritikuar ashpër nga ish ekzekutivi legjendar i Apple Steve Jobs ndërsa vitet e fundit kemi parë HTML5 të zërë vendin e Flash.

Në Chrome ky softuer përdoret vetëm nga 17% e përdoruesve, shumë më pak sesa 80% në 2017-ën. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat