Apple paditet dhe do të paguajë qindra miliona për shkelje të patentave

Teknologji

Apple paditet dhe do të paguajë qindra miliona për shkelje të patentave

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 20:20
Foto ilustrim

Në 2013, Apple u shpall fajtore për cenimin e patentave të VirnetX dhe duhej të paguante 368 milionë dollarë. Kompania nuk e ribleu licencën më pas, kështu që VirnetX goditi me një rast tjetër.

Sot gjykata amerikane vendosi që Apple duhet të paguajë pothuajse 440 milionë dollarë për patentat e njëjta, të përdorura në FaceTime dhe në aplikacione të tjera iOS.

Gjykata i dha të gjitha mocionet e VirnetX për “shkelje të qëllimshme gjatë periudhës së paramendimit”. Aktgjykimi përbëhet nga 302.4 milion dollarë gjobë, 41 milionë dollarë dënime për “shkelje të qëllimshme” dhe kostot për rastin, duke përfshirë edhe tarifat e avokatit.

VirnetX është e specializuar në patentimin e teknologjive për komunikime të sigurta LTE. Teknikisht, kompania nuk prodhon asgjë, vetëm zotëron mbi 80 patenta të sigurisë në Internet dhe bën para duke paditur kompani të tjera.

Sipas Bloomberg, Zyra e Patentave dhe Markave e SHBA vendosi që të katër patentat e vlerësuara ishin të pavlefshme. Beteja e patentave vazhdon, por derisa përfundoj plotësisht, Apple vazhdon të përdorë ato.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat