Indigjenët padisin Amazon dhe Microsoft

Teknologji

Indigjenët padisin Amazon dhe Microsoft

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 11:00
Ilustrim

Në vrullin e zhvillimeve teknologjike, e drejta e autorit mbrohet me ligje të rrepta, sidomos në Shtetet e Bashkuara.

Por, kompani të ndryshme teknologjike shfrytëzojnë “anomali” ligjore për të përfituar shuma të konsiderushme parash me pa të drejtë nga rivalët e tyre.

Rasti i fundit është kompania SRC Labs. Kjo kompani i ka dhënë një fisi indigjen në Shtetet e Bashkuara patentën për një proces përpunimi të dhënash, që pretendon se e ka vetëm ajo.

Fisi indigjen, i quajtut Mohawk ka vendosur që të shfrytëzojë këtë të drejtë dhe të padisë Amazon dhe Microsoft për shkelje të kësaj patente.

Vetë ngritja e kësaj procedure përpunimi të dhënash është produkt i dy kompanive amerikane, megjithëse nuk kanë regjistruar patentën e tyre. Por, kleçka është se ato nuk mund ta kundërshtojnë padinë, pasi një ligj i vendosur vite më parë nuk lejon që patentat e fiseve indigjene të rishikohen në Gjykatën e Patentave apo në Bordin e Apelimit për të Drejtën e Autorit.

Synimi fillestar i ligjit ishte mbrojtja e traditave dhe të drejtave të fiseve indigjene në Shtetet e Bashkuara, por që tani po shfrytëzohet për qëllime krejt të tjera.

E në lojë është futur edhe Senati. Demokratja Claire McCaskill propozoi amendimin e ligjit për të shmangur të tilla situata në të ardhmen.

“Kongresi nuk e kishte imagjinuar kurrë që fiset indigjene do të përdoresin nga kompani teknologjike apo farmaceutike për të shmangur të drejtat dhe detyrimet që lindin nga patentat dhe amendimi i këtij ligji i jep fund kësaj praktike para se të përhapet edhe më shumë”, deklaroi ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat