Google do të paraqesë rezultatet e kërkimit sipas vendodhjes

Teknologji

Google do të paraqesë rezultatet e kërkimit sipas vendodhjes

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 07:37
Google

Google do ti japë fund përdorimin të kodit shtetëror për të përcaktuar cilin version të rezultateve të kërkimit tu shfaqë përdoruesve, përkundrazi do të shërbejë rezultate kërkimi sipas vendodhjes.

Kjo do të thotë se pavarësisht se përdoruesit fillon kërkimin nga google.com, google.co.uk apo google.com.au, gjigandi i kërkimit do të ofrojë vetëm një set rezultatesh kërkimi bazuar në vendodhjen e përdoruesit.

Konkretisht në jetoni në Shqipëri do të merrni rezultate kërkimi siç marrin përdoruesit e Shqiptarë dhe nëse udhëtoni në Itali apo një vend tjetër Evropian do të merrni rezultate kërkimi sipas vendeve respektive.

Si rezultat në fund të faqes Google ka shtuar një shirit ku tregon se cili shtet është zbuluar si vendodhja juaj.

Google tha se produktet e kërkimit në desktop dhe hartave, Google në iOS dhe mobile do të preken nga ndryshimi.

“Jemi të bindur se ky ndryshim do të përmirësojnë eksperiencën tuaj të kërkimit duke ofruar rezultate sipas vendodhjes suaj të zbuluar,” shprehej menaxheri i produktit pranë Google Evelyn Kao.

Javën e kaluar kompania mëme e Google, Alphabet, raportoi 6.73 miliard dollar fitim nga 27.8 miliard dollar të ardhura.

Vetëm Google ka kontribuar 27.5 miliard dollar të ardhura gjatë tre mujorit të fundit. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat