Qualcomm me padi të re kundër Apple

Teknologji

Qualcomm me padi të re kundër Apple

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 13:56
Qualcomm

Qualcomm ka ngritur edhe një padi kundër kompanisë nga Kupertino.

Akuza ka të bëjë me shkeljen e marrëveshjes nga ana e Apple, duke ndarë të dhënat ë besueshme me Intel, njëri nga konkurrentët më të mëdhenj të Qualcomm.

Nëse dëshmohet se Apple me të vërtetë ka ndarë informacione me Intel, kjo mund të paraqesë shkelje të marrëveshjes.

Informata për padinë e re vjen pak ditë pasi që raportimet njoftuan se Apple planifikon të largojë modemet LTE të Qualcomm në linjë e ardhshme të pajisjeve iPhone dhe iPad. Sipas pohimeve, Apple aktualisht po teston modemet Intel dhe MediaTek.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat