Kompania Apple është duke punuar në iPad-in e ri, i cili do të ketë mbështetjen Face ID dhe do të dalë në treg në vitin e ardhshëm, transmeton KosovaPress.
iPad i ri do të ketë ekran të madhësisë aktuale 10.5 inç në modelin iPad Pro.
Po ashtu, iPad i ri nuk do të ketë butonin Home me implementimin e Touch ID, në mënyrë që të implementohet në tërësi teknologjia Face ID, e cila ka debutuar në modelin iPhone X. iPad i ri nuk do të ketë ekran OLED dhe tableti sigurisht se do të ketë skaje rreth ekranit.