Twitter me ndryshime për sistemin e verifikimit të llogarive

Teknologji

Twitter me ndryshime për sistemin e verifikimit të llogarive

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 19:58
Twitter

Twitter ka suspenduar sistemin për verifikimin e profileve dhe e ka përshkruar si “të prishur”, pas ankesave për tipet e llogarive që janë verifikuar.

Zakonisht, persona të spikatur, siç mund të jenë muzikantë, gazetarë apo kompani të ndryshme, kanë një ikonë blu në profilet e tyre që vërteton identitetin e tyre.

Megjithatë disa llogari të djathtistëve ekstrem dhe të personave raciste (që besojnë se raca a bardhë është superiore), gjithashtu janë verifikuar.

Themeluesi i Twitter, Jack Dorsey ka deklaruar që ky sistem do të rishikohet.

“Verifikimi është menduar që të jetë një mjet për vërtetimin e identitetit, mirëpo është duke u interpretuar si indikator i rëndësisë. E kuptojmë që kemi krijuar një konfuzion dhe duhet ta zgjidhim”  ka thënë Dorsey.

Nga kjo kompani kanë thënë që nuk do të verifikohen llogari të tjera, përderisa janë duke punuar në rregullimin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat