Google Maps bëhet me ikona dhe ngjyra të reja

Teknologji

Google Maps bëhet me ikona dhe ngjyra të reja

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 12:19
Google Maps

Google gjatë ditëve të ardhshme do të publikojë interfejsin e ri, si dhe ikonat e reja, të cilat do të lehtësojnë përdorimin dhe do ta bëjnë më të shpejtë aplikacionin Maps.

Google thekson se skedat driving, navigation, transit dhe explore tash do të shfaqen në mënyra të ndryshme dhe informacionet, të cilat specifike për këtë mënyrë.

Përveç kësaj, janë shtuar edhe një numër i madh i ikonave të reja, si dhe ngjyrat e tyre, të cilat do të lehtësojnë kërkimin brenda aplikacionit.

Google Maps do të ketë tetë ngjyra të ndryshme: portokall (vendi për ushqim dhe pije), kaltër e mbylltë (blerja), e kuqe (shëndeti), e gjelbër (argëtimi), vjollcë (shërbimet), e hirtë (shërbimet civile), gjelbër e mbylltë (parkingjet) dhe e kaltër (transporti).

Në disa rajone të caktuara do të përdoret shenja e dollarit për bankat në SHBA, derisa në Britani do të përdoret funta.

Google thekson se azhurnimi do të jetë i pranishëm gjatë javëve të ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat