Aplikacioni i ri i Facebook josh krijuesit e Youtube

Teknologji

Aplikacioni i ri i Facebook josh krijuesit e Youtube

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 00:20
Facebook
Interesi i Facebook nga videove në rrjetin social nuk është diçka e re dhe përkushtimin ndaj tyre e tregoi mesë miri në konferencën VidCon gjatë verës.

Ky përkushtim u afirmua edhe më tej kur rrjeti social prezantoi të Enjten një aplikacion të ri për krijuesit e videove të cilët do të mund të ndërtojnë dhe menaxhojnë komunitetet e tyre.

E thënë ndryshe rrjeti social do të ndihmojë krijuesit të menaxhojnë prezencën e tyre në platformës dhe aplikacioni do të shërbejë si një destinacion qendror ku mund të përfitojnë resurset e nevojshme për të zgjeruar audiencën dhe ofertat e tyre.

I quajtur Creator, kompania e përshkruan si një one-stop-shop për krijues?t që duan ti dërgojnë pasionet e tyre në një nivel tjetër.

Krijuesit mund të krijojnë video origjinale, të transmetojnë live me funksione ekskluzive dhe të lidhen me komunitetin e tyre me anë të telefonit.

Shërbimi dhe aplikacioni i ri është ndërtuar për të tërhequr krijuesit e Youtube drejt rrjetit social.

Facebook ka ndërtuar edhe një uebsajt për krijuesit ku ofron disa ide për krijimin e videove sa më tërheqëse.

I disponueshëm për individët dhe faqet, Facebook Creators debuton në iOS në ditët në vijim dhe në Android “në muajt në vijim.” /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat