Kryetari i Bankës Qendrore Zvicerane: Monedhat kriptografike më shumë investim sesa monedhë

Teknologji

Kryetari i Bankës Qendrore Zvicerane: Monedhat kriptografike më shumë investim sesa monedhë

Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 00:59
ilustrim

Kryetari i Bankës Qendrore Zvicerane ditën e Enjte doli me një deklaratë për monedhat kriptografike.

Duke folur gjatë një aktiviteti në Bazel, Tomas Jordan, tha se bankat qendrore po ndjekin me intensitet të lartë ecurinë dhe problemet e monedhave kriptografike duke shtuar se “sipas tij ato janë më shumë një investim sesa monedhë.”

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Jordan mësohet të ketë thënë:

“Është me rëndësi të themi se pyetja nuk qëndron tek teknologjia por tek ata që kanë akses në paratë e bankës qendrore dhe në çfarë forme. Aktualisht ka shumë pyetje që nuk kanë marrë ende përgjigje.”

Ai shtoi se bankat qendrore duhet të kenë në konsideratë efektet që mund të kenë monedhat kriptografike në ekosistemet financiare.

Këto nuk janë komentet e para që vinë nga drejtues të një banke qendrore. Shefi i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi tha në Tetor se Bitcoin ende nuk është maturuar sa të lind nevoja e rregullimit të tij.

Draghi në Shtator shprehej se ECB-ja nuk ka fuqi rregulluese ndaj Bitcoin. Megjithatë shefja e Fondit Monetar Christine Largarde beson se monedhat virtuale nuk duhet të injorohen.

Evropa është shtëpia e qëndrimeve më kontraverse kur flitet për Bitcoinin apo monedhat e tjera virtuale. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat