Facebook së shpejti do t’i detektojë personat që kanë tendenca për të kryer vetëvrasje

Teknologji

Facebook së shpejti do t’i detektojë personat që kanë tendenca për të kryer vetëvrasje

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 13:35
Mark Zuckerberg

Facebook do të mbështetet në teknologjinë e inteligjencës artificiale për t’i detektuar postimet, videot dhe videot ‘Live’ në Facebook që përmbajnë mendime për vetëvrasje.

Kompania këtë teknologji do ta aplikojnë te përdoruesit e rrjetit social Facebook nga e gjithë bota, me përjashtim Bashkimin Evropian ku ligjet e privatësisë janë më rigoroze.

“Ne do të fillojmë ta shtrijmë inteligjencën artificiale jashtë SHBA-së për t’i identifikuar personat që shprehin mendime për vetëvrasje. Kjo teknologji do të jetë në dispozicion në tërë botën, me përjashtim Bashkimin Evropian.  Ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë teknologji me qëllim që ta rrisim saktësinë dhe t’i shmangim alarmet e rrejshme para se ekipi jonë t’i rishikojë ato”, ka treguar Guy Rosen, zëvendëspresident i menaxhimit të produkteve në Facebook.

Ata do t’i përdorin si sinjale të mendimeve për vetëvrasje tekstet e ndryshme në komente dhe postime (p.sh., komentet si ‘A është gjithçka në rregull?’ dhe ‘A mund të të ndihmoj’ janë indikatorë të fortë).

Gjiganti Facebook veçse u mundëson përdoruesve t’i raportojnë miqtë që mendojnë se janë në rrezik, por me ndihmën e inteligjencës artificiale, kompania do të jetë e aftë t’i vërejë tendencat për vetëvrasje më herët.

Siç ka shpjeguar edhe i pari i Facebook-, Mark Zuckerberg, inteligjenca artificiale është dizajnuar me qëllim që ta ndihmojë Facebook-un të shpëtojë jetë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat