4 aplikacionet që duhet të fshini tani nga iPhone-i juaj

Teknologji

4 aplikacionet që duhet të fshini tani nga iPhone-i juaj

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 17:52
Ilustrim

Memoria juaj e telefonit tuaj është e tejmbushur dhe ju duhet të krijoni hapësirë?

Ka katër gjëra që mund të fshini nga aparati juaj duke filluar që tani. Fshirja e disa aplikacioneve do të risë shpejtësinë e përdorimit të IPhone-t tuaj.

iWork:

Aplikacione si Keynote, Pages(që përfshin aplikacione që hapin dokumente word exel etj.) mund t’ju vijnë në ndihmë por nëse ju nuk i përdorni shumë atëherë bëjini një të mirë vetes dhe hiqini nga telefoni juaj.

Facebook Messenger:

Gjigandi Facebook nuk ju lejon të shkruani me miqtë tuaj por ju adreson në aplikacionin tjetër. Megjithatë shkarkimi i këtij aplikacioni ka një të keqe të madhe,zë një memorie të madhe dhe konsumon jashtëzakonisht shumë bateri.

Dropbox:

Heqja e aplikacionit Dropbox nga telefoni juaj nuk do të ketë ndikim në dosjet që keni ruajtur në atë llogari. Megjithatë, ai do të lirojë hapësirë në telefonin tuaj. Dhe nëse tashmë po përdor “Drive” ose “iCloud Drive”, mund të jetë koha për të vendosur nëse Dropbox po ju shërben ende.

Lojërat:

Keni aplikacione lojërash në telefonin tuaj? Nëse numëron më shumë se 10 atëherë duhet patjetër që të fshini disa prej tyre. Të gjitha këto aplikacione po marrin hapësirë të çmuar në Iphone-in tuaj kështu që shpëtoni prej tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat