Snapdragon 845 Windows 10 vjen në gjysmën e dytë të vitit 2018

Teknologji

Snapdragon 845 Windows 10 vjen në gjysmën e dytë të vitit 2018

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 12:53
Snapdragon 845 Windows 10

Javën e kaluar, Qualcomm kishte disa njoftime të rëndësishme. Pasi u paralajmëruan dy Snapdragon 835 të bazuara në Windows 10: HP Envy x2 dhe ASUS NovaGo, Qualcomm shpejt pas kësaj prezantoi edhe procesorin Snapdragon 845.

Duke patur parasysh se laptopët e parë me ARM janë gati në të njëjtën kohë kur dhe Snapdragon 845, shumë pyesin pse pajisjet kanë Snapdragon më të vjetër 835. Arsye e kësaj është emulacioni x86 në teknologjinë e re në ARM dhe u ndërtua rreth Snapdragon 835, kështu që kompanitë të fillojnë me pajisjet në platformë në të cilën janë testuar.

Sipas të gjitha gjasave, kompjuterët me Snapdragon 845 do të vijnë në gjysmën e dytë të vitit 2018.

Duhet theksuar se Snapdragon 835, i cili përdoret në laptop, nuk është i njëjtë me atë që përdoret në telefon. Gjithashtu, Qualcomm ende nuk ka publikuar Snapdragon 845 Mobile PC Platform. Nga Qualcomm pritet të konfirmojë informacionin për lajmërimin e Snapdragon 845 Windows 10.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat