Disa përdorues mund të kenë vënë re në Facebook-un e tyre një buton të quajtur “greetings” dhe mund të kenë pyetur çfarë është. Si me çdo testim tjetër rrjeti social ka heshtur për detajet e megjithatë duket se gjithçka mund të kalojë si një testim pa u integruar kurrë.
Next Web raportoi se bëhet fjalë për disa butona të quajtur “greetings” ku përfshihen elementë grafike si përqafime, shkelje syri dhe sigurisht simboli i ngacmimit tradicional.
Opsionet gjenden në një buton “Hello” në profilin e miqve. Duke klikuar mbi të përdoruesit mund të përzgjedhin njërin prej opsioneve.
Një tjetër opsion që rrjeti social po teston është vendodhja e butonit “poke” në krye të profilit të përdoruesit.
Ky ndryshim zhvendos butonin nga menuja e opsioneve në një vend të tijin duke e bërë më të dukshëm.
Ngacmimet virtuale kanë qenë një prej veçorive më të hershme të Facebook, por që kohët e fundit nuk është përdorur aq sa përdorej në fillimet e rrjetit social, kjo sepse nuk kishte një konsesus të përbashkët në atë çfarë përfaqësonte butoni. Variacionet e reja janë një vazhdim i butonit “Hello.”