Samsung prezanton tre laptopë të ri

Teknologji

Samsung prezanton tre laptopë të ri

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 10:28
Laptopi

Kompania Samsung vendosi që mos të presë Consumer Electronics panairin që do të mbahet në janar, kështu prezantoi tre laptopë të ri me bateri të përmirësuar.

I pari është Samsung Notebook 9 Pen, ky model vjen me ekran 13.3 inç 2 në 1 i cili ka të integruar lapsin S Pen.

Samsung ka përmirësuar modelin Notebook 9 Pen, i cili ka procesor Core i7, 16GB Ram, 512GB SSD dhe ekran me rezolucion 1920×1080.

Ashtu sikurse model i Lenovo Yoga, Samsung Notebook 9 Pen do to mund të përdoret në shumë forma, sikur tablet, poashtu të përdoret për vizatime të ndryshme.

Samsung në këtë model ka shtuar portin HDMI, një port USB-C dhe portin standard USB. Këtu bën pjesë edhe microSD porti dhe kameren Windows Hello e cila përdoret për njohje të fytyrës. 

Kompania gjithashtu përditësoj edhe modelet standard të Notebook 9 me 13.3-inç dhe 15-inç ekran. Të dy këto modele vijnë me Core i7 procesor, 16GB Ram dhe hard disk deri 1 TB. Modeli me 15-inç ekran do të ketë kartelën grafike Nvidia MX150 dhe të dy modelet kanë ekran me rezolucion 1920×1080 piksel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat