14-vjeçari shpenzon pa dashje të gjithë pagën e nënës duke luajtur FIFA

Teknologji

14-vjeçari shpenzon pa dashje të gjithë pagën e nënës duke luajtur FIFA

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 09:37
Loja FIFA

Një djalë 14-vjeçar irlandez shpenzoi brenda pak ditësh të gjithë pagën e nënës duke luajtur një video-lojë.

Mamaja ia kishte blerë online lojën “FIFA 18” djalit të saj duke përdorur kartën e debitit. Pasi hyri i biri në lojë, ajo nuk e dinte që numri i saj i kartës ishte i regjistruar në llogari dhe lejonte 14-vjeçarin që të blinte pikë gjatë lojës.

Ajo thotë që paratë i merreshin nga karta pa asnjë paralajmërim.

Tashmë, familja do të përballojë me shumë pak para’ Krishtlindjen, ndërsa djali ka disa ditë që nuk del nga dhoma e tij për shkak të gabimit që ka bërë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat