Samsung lider në shitjen e pajisjeve elektronike

Teknologji

Samsung lider në shitjen e pajisjeve elektronike

Më: 7 janar 2018 Në ora: 08:24
Samsung

Kompania “Samsung” e njohur për produktet e konsumit si pajisjet mobile dhe sistemet argëtuese gjatë vitit 2016 ka shitur më shumë se 111 milionë telefona të mençur në të gjithë botën me një pjesëmarrje të tregut prej 18.1 për qind.

Që nga viti 2012, kompania koreane ka dominuar në tregun e telefonave të mençur. “Apple” ka qenë vazhdimisht rivali i tij më i afërt gjatë gjithë këtyre viteve.

Produkti kryesor i “Samsung” është seria e telefonave të mençur “Galaxy”, e lëshuar në treg në vitin 2009. Shitjet e telefonave të mençur të kompanisë janë rritur me shpejtësi nga 2.4 milionë në fillim të vitit 2010 në 77.5 milionë në fund të vitit 2016.

“Apple” është shitësi i dytë më i madh i telefonave të mençur në mbarë botën, me 210 milionë “iPhone” të shitura deri në fund të vitit 2016, ndjekur nga Huawei që është shitësi i tretë më i madh në botë me 10.6 për qind të tregut apo 45 milionë njësi të shitura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat