‘GoPro’ largon nga puna 300 punëtorë

Teknologji

‘GoPro’ largon nga puna 300 punëtorë

Më: 7 janar 2018 Në ora: 21:53
GoPro

Prodhuesi “GoPro” që i njohur për kamerat e aksionit, pritet që t’i largojë nga puna 200 deri 300 punëtorë nga departamenti i dronëve, raportin TechCrunch.

Sipas një letre të largimit dërguar nga vet kompania tek një punëtor, thuhet se këto largime po bëhen si pjesë e një strategjie madhore ristrukturimi.

Punëtorët u liruan nga puna të ënjtën e kaluar, por do të vazhdojnë të paguhen deri më 16 shkurt 2018, ndërsa “GoPro” ende nuk ka komentuar lajmin.

Kompania GoPro, pajisjet e së cilës janë shumë popullore mes surfistëve, skydiver-ve dhe sporteve të ndryshme, vitet e fundit ka hasur vështirësi deri sa rivalët e saj kanë përmirësuar kamerat në telefonat e mençur.

Në shtator të vitit të kaluar kompania prezantoi “Hero6”. Kjo kamerë aksioni realizon video 4K me 60 frekuenca në sekondë, 2.7K me 120 frekuenca në sekondë dhe 1080p me 240 frekuenca në sekondë. Hardueri i ri shton gjithashtu zmadhimin dhe fokusin me anë të prekjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat