Inteligjenca artificiale dominon në sallonin e teknologjisë

Teknologji

Inteligjenca artificiale dominon në sallonin e teknologjisë

Më: 8 janar 2018 Në ora: 11:29
ilustrim

Robotë, vetura autonome, objekte të ndërlidhura, asistentë virtualë dhe inteligjencë artificiale kudo në takimin vjetor të sallonit të teknologjisë, CES, që hapet nesër për publikun në Las Vegas nën sfondin e shqetësimeve mbi sigurinë informatike.

“Tashme motorë të sektorit, asistentët zanorë dhe inteligjenca artificiale pritet të gjenden në të gjitha stendat e sallonit dhe në shumë obejkte dhe aparatura”, shpjeguan përfaqësuesit e “Consumer Technology Association” (CTA) organizatorë të CES, gjatë një konference për shtyp.

“Ne jemi në epokën e ndërlidhjes”, theksoi Steve Koenig, i CTA-së.

Duke filluar nga impiantet e lidhura të dëgjimit, ku më të njohurit janë “Echo” i “Amazon” dhe “Home” i “Google”, që janë liderët në këtë sektor në rritje të vazhdueshme të komandave zanore dhe të inteligjencës artificiale.

Modele të reja, nga më tekonologjiket tek më baziket pritet të prezantohen në Las Vegas këtë javë.

Të aktivizuar nëpërmjet zërit, Alexa i Amazon, Google Assistant apo Cortana i Microsoft, këto pajisje janë pjesa më e dukshme e përparimeve në çështjen e inteligjencës artificiale (AI) dhe të komandave zanore, sipas Lesley Rohrbaugh, përgjegjësi i studimeve në CTA.

AI-të janë programe informatike që supozohet të mund të “mësojnë” krejt vetëm disa detyra nga eksperienca pa qenë e nevojshme që të programohen që për t’i kryer.

Përtej impianteve të dëgjimit, aistetët zanorë dhe inteligjenca artificiale do të vazhdojnë të integrohen, përveç smartfonëve, tek automjetet, robotët, platformat e realitetit virtual, për t’i bërë më efikase dhe të afta që të përshtaten me përdoruesin (duke njohur shijet, mënyrën e të dhënit të makinës, tonin e zërit…).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat