Prezantohet televizori i parë modular në botë me diagonale 3.7 metra

Teknologji

Prezantohet televizori i parë modular në botë me diagonale 3.7 metra

Më: 10 janar 2018 Në ora: 13:23
Televizori i parë modular në botë

Adhuruesit e filmit së shpejti do të jenë në gjendje të porositin një televizor modular të masës së dhomës.

Samsung në panairin CES në Las Vegas shfaqi një model me diagonale prej 3.7 metrash, por nuk njoftoi se sa kushton.

Në Samsung thonë se ky është televizori i parë modular në botë me rezolucionin 4K.

Për të shfaqur imazhin, ekrani përdor teknologjinë MicroLED të ngjashme me OLED, që do të thotë se çdo pixel lëshon dritën e vet dhe nuk kërkon ndriçim shtesë.

Pajisja përdorë teknologjinë MicroLED, e cila është e ngjashme me OLED.  Për shkak të kësaj, televizori ka ngjyra të pasura dhe ngjyrën e thellë të zezë, të cilën jemi mësuar ta shohim te televizorët e shtrenjtë OLED.

Televizori do të ketë lansimin e tij global në pranverë, kur edhe pritet të bëhet i ditur çmimi i tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat