Panairi i teknologjisë, mbizotërojnë pajisjet inteligjente - Bota Sot
Panairi i teknologjisë, mbizotërojnë pajisjet inteligjente

Teknologji

E martë, 23 janar 2018

Panairi i teknologjisë, mbizotërojnë pajisjet inteligjente

Më: 13 janar 2018 Në ora: 00:39
ilustrim

Në panairin më të madh të pajisjeve elektronike për konsumatorët që po zhvillohet këtë javë në Las Vegas, kompanitë po prezantojnë të rejat më të fundit ndërsa vizitorët kanë mbushur pavionet. Një e veçantë e panairit është dominimi i sensorëve në produktet elektronike.

Makina futuriste “Byton”, e kontrollur nga një tabletë dhe gjestet me dorë, ka tërhequr vëmendjen në panairin e sivjetshëm. Krijuesit e cilësojnë atë si një “pajisje inteligjente”.

Aty pranë gjen edhe pajisje të tjera inteligjente në panairin që cilësohet si tubimi më i madh global i novacioneve. Më shumë se 170 mijë njerëz, një a treta nga Shtetet e Bashkuara, po marrin pjesë në këtë panair për të parë nga afër pajisjet elektronike më të fundit.Phair Tsai ((PRONOUNCED FAIR SIGH)) i kompanisë “HiMirror” ka ardhur për të treguar se si ka evoluar pasqyra.

“Është pasqyra e parë inteligjente në botë.Përmes fotografimit, pasqyra mban shënime dhe analizon shëndetin e lëkurës së përdoruesit.”

Nëse të pëlqen regjistrimi, pasqyra të mundëson ta ndash me miqtë duke dërguar një mesazhme video.

Pajisjet inteligjente janë dizajnjuar për të gjithë trupin. Kompania “Digitsole” ofron një shollë këpuce me sensorë që komunikon me telefonat inteligjentë. Karim Oumnia i kompanisë “Digitsole” tregon se si funksionon sholla inteligjente e këpucës.

“Sholla vendoset brenda këpucës dhe lidhet me telefonat inteligjentë. Ajo ndjek aktivitetin e përdoruesit dhe kupton se pse ka dhimbje të kyçit të këmbës, dhimbje të shpinës apo të tjera. Nëse një ushtar rrëzohet kur është plagosur, këpuca inteligjente i dërgon mesazh ekipit të tij për ta shpëtuar.”

Makinat inteligjente, këpucët inteligjente, pasqyra inteligjente --- shenja këto që tregojnë se po jetojmë në një botë gjithnjë e më të kontrolluar nga elektronika./voa

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test