Mikro kompjuter të gëlltitshëm që tregojnë si duhet të ushqehemi

Teknologji

Mikro kompjuter të gëlltitshëm që tregojnë si duhet të ushqehemi

Më: 14 janar 2018 Në ora: 12:27
Mikro kompjuter të gëlltitshëm

Nëndetëse të vogla të gëlltitshme, të pajisur me kompjuter të vegjël, sensorë temperature, transmetues dhe bateri që në të ardhmen mund të tregojnë nëse një dietë është e duhur, të kontrollojnë tretjen dhe shëndetin e zorrëve, sipas studiuesve të “Royal Melbourne Institute of Technology” (RMIT) të Universitetit australian të Melburnit.

Këta kompjuter të vegjël mund të “nuhasin” molekulat e gazit në aparatin tretës, duke marrë informacione të çmuara mbi shëndetin e tij. Rezultatet e para të këtij udhëtimi fantastik në trupin e njeriut, të eksperimentuar në shtatë vullnetarë të shëndetshëm, janë publikuar në revistën “Nature Electronics”.

Sipas shkencëtarëve të RMIT, të koordinuar nga Kourosh Kalantar zadeh, këto nëdetëse mikroskopike mund të jenë një alternativë e vlefshme për teknika diagnostikuese më të plota.

Madje, të dhënat e para të mbledhura nga këto sensorë, që dërgoheshin në këhë reale në tabletë deh smartfon, kanë zbuluar një mekanizëm të ri të mbrojtjes imunitare në aparatin tretës të njeriut.

“Të dhënat tregojnë se stoamku prodhon substanca oksiduese për të luftuar trupa të huaj. Bëhet fjalë për një mekanizëm special të mbrojtjes së stomakut që mund të konsiderohet një mekanizëm i ri imunitar që deri tani nuk ishte vërejtur. Këto informacione mund të na ndihmojnë që të kuptojmë më mirë sëmundjet e stomakut si disa forma të kancerit”, shpjegon Kourosh Kalantar Zadeh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat