Instagram dhe Google+ i bashkohen luftës kundër gjuhës së urrejtjes

Teknologji

Instagram dhe Google+ i bashkohen luftës kundër gjuhës së urrejtjes

Më: 19 janar 2018 Në ora: 20:08
Foto ilustrim

Rrjetet sociale “Instagram” dhe “Google+” vendosën t’i bashkohen kodit të sjelljes të Komisionit Evropian, ku angazhohen se do të luftojnë kundër deklaratave me urrejtje në internet, njoftoi sot një zëdhënëse evropiane.

“Facebook”, “Twitter”, “YouTube” dhe “Microsoft” kishin firmosur në maj 2016 këtë tekst, nëpërmjet të cilit angazhohen pranë ekzekutivit evropian për të pasur procedura të qarta dhe efikase për të shqyrtuar brenda 24 orëve sinjalizimet e deklaratave joligjore me urrejtje dhe që t’i fshijnë nëse është e nevojshme.

“Instagram vendosi të bëhet pjesë e këtij luftimi dhe do të aplikojë gjithashtu kodin e sjelljes”, u shpreh komisioneria evropiane e ngarkuar për Çështjet e Drejtësisë, Vera Jourova, gjatë një konference për shtyp.

“Madje sot në mëngjes morra mesazhin se edhe Google+ do t’i bashkohet”, shtoi ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat