Apple kompania më e pëlqyer për 11 vite

Teknologji

Apple kompania më e pëlqyer për 11 vite

Më: 19 janar 2018 Në ora: 23:00
Ilustrim

Gjiganti amerikan i teknologjisë dhe prodhuesi i smartfonëve të famshëm “iPhone”, “Apple” është kompania më e pëlqyer në botë për herë të 11-të sipas klasifikimit vjetor të revistës prestigjiozë “Fortune”.

Ky klasifikim bëhet duke u bazuar në votimin e 3900 personave mes drejtuesish, analistësh dhe ekspertësh.

Secili prej tyre vendos 10 kompani që admiron më shumë duke pasur parasysh kritere të ndryshme në lidhje me vlerën e investimit, cilësinë e produktit, menaxhimin, përgjegjësinë sociale dhe aftësinë për të tërhequr talente.

“Apple” ka marrë numrin më të lartë të votave, e ndjekur nga “Amazon” dhe “Alphabet”.

Në adresën më poshtë mund të gjeni listën me 50 kompanitë më të plëqyera:

http://fortune.com/worlds-most-admired-companies/list

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat