Zuckerberg: Prioritet u jepet lajmeve të besueshme

Teknologji

Zuckerberg: Prioritet u jepet lajmeve të besueshme

Më: 20 janar 2018 Në ora: 10:50
Mark Zuckerberg

Rrjeti Facebook ka shpallur se do t’i mbështes burimet e lajmeve që duken se janë të besueshme.

Bashkëthemeluesi dhe shefi ekzekutiv i Facebookut, Mark Zuckerberg, mbrëmë ka thënë se do tu jepet “prioritet lajmeve që janë të besueshme, informative dhe lokale”.

Kompania tha se anëtarët e saj do ta përcaktojnë se si do të rangohen organizatat mediale, sipas kushteve të besueshmërisë.

Kjo lëvizje është përpjekja më e re e këtij rrjeti social për ta luftuar përhapjen e të ashtuquajturave lajme të rrejshme dhe propagandës.

“Ka shumë senzacionalizëm, keqinformim dhe polarizim sot në botë”, ka shkruar Zuckerberg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat