Alarm për një sulm të madh kibernetik

Teknologji

Alarm për një sulm të madh kibernetik

Më: 23 janar 2018 Në ora: 15:37
Ciaran Martin

Lidhur me çështjen e sulmit kibernetik në shkallë të gjerë kundër Britanisë së Madhe, kreu i Sigurisë Kombëtare Kibernetike në “Cyber ??Security Center”, Ciaran Martin deklaroi për të përditshmen angleze “The Guardian”se nuk problemi nuk qëndronte në faktin nëse ky sulm do të ndodhte, por se kur ishte planifikuar të ndodhte.

Gjithashtu, ai tha për të përditshmen, “The Guardian”  se e përjashtonte mundësinë që Moska mund të kishte patur “sukses” gjatë një përpjekjeje për të “ndikuar në procesin demokratik” në Britaninë e Madhe.

Martin theksoi se sulmi i kategorisë së parë, në gjendje për të shënjestruar infrastrukturën energjetike ose financiare ka arritur të shmanget deri më tani.

“Por, mendohet se ky sulm mund të arrijë pas disa vitesh”, shtoi Martin.

Lidhur me kërcënimin rus , të përmendur dje gjatë një deklarate të komandantit të Forcave të Armatosura në Britaninë e Madhe, Nick Carter, Martin tha se duhet të merren masa parandaluese që aktualisht i atribuohen Moskës.

“Deri tani  Rusia ka vepruar kundër Britanisë së Madhe nëpërmjet një serë ndërhyrjesh që lidhen me kryerjen e spiunazhit kibernetik dhe një pozicionimi të mundshëm në disa sektorë kryesorë, si dhe formave të tjera më të kontrolluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat