Publikohet kodi i iOS në GitHub

Teknologji

Publikohet kodi i iOS në GitHub

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 23:07
GitHub

Apple zakonisht ka luftuar me sukses rrjedhjet e informacionit lidhur me produktet e ardhshme apo versionet e reja të sistemeve operative, por asnjëherë nuk është ballafaquar me një situatë të tillë.

Një përdorues anonim ka publikuar një komponent kyç të kodit burimor të iOS në GitHub dhe ca ekspertë e quajnë rrjedhja më e bujshme e informacionit në histori.

Tashmë kodi është tërhequr por jo përpara se miliona përdorues ta shkarkonin. Apple u detyrua të përdorte Aktin Për Mbrojtjen e të Drejtave Dixhitale të Autorit për të hequr kodin duke na konfirmuar se ka qenë i vërtetë.

Kodi i përkiste iOS 9.3 dhe është publikuar në Pranverë të 2016-ës. Ai quhej iBoot dhe siç emri sugjeron kontrollonte procesin e “boot-up” saherë që ndizni iPhone.

Ndërsa mund të konsiderohet si diçka e madhe, rrjedhja e informacionit është gjithashtu e rrezikshme në këtë rast. Situata është kaq e ndjeshme saqë Apple paguan deri në 200,000 dollarë ata që gjejnë probleme sigurie në kodin në fjalë.

Edhe pse është 2 vjeçar, pjesë të tij ende përdoren në iOS 11. iBoot mund të përdoren për të krijuar versione jailbreak të iOS por mund tu shërbejë edhe hakerave për të vjedhur informacione.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat