Kosova dhe Shqipëria përfaqësohen për herë të parë për ndërmarrësi në Universitetin e Stanfordit në Silicon Valley

Teknologji

Kosova dhe Shqipëria përfaqësohen për herë të parë për ndërmarrësi në Universitetin e Stanfordit në Silicon Valley

Më: 8 mars 2018 Në ora: 16:53
ilustrim

Themeluesi dhe CEO i Gjirafa, Inc., Mergim Cahani, është folës i ftuar në Universitetin e Stanfordit në programin e ndërmarrësisë evropiane ku përfaqëson ekosistemin e ekonomisë së Internetit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Si asnjëherë më parë, në këtë program ku marrin pjesë themeluesit, ndërmarrësit dhe investitorët më të mëdhenj në Evropë, po përfaqësohet edhe Kosova, me njërin nga start-up-et më të zhvilluar në rajon, Gjirafa, ku themeluesi dhe CEO i saj, Mërgim Cahani përfaqëson dhe do të flasë mbi ekosistemin e ekonomisë së internetit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ky program, i organizuar dhe drejtuar nga Burton Lee nga Silicon Valley dhe mësimdhënës në Unversitetin Stanford, ka për qellim që të fokusohet në ndërmarrësit evropianë dhe ndikimin që ata kanë në Silicon Valley e njohur ndryshe edhe si qendra e inovacionit dhe ndërmarrësisë. Duke pasur në vizion një perspektivë globale të zhvillimit, dhe me pjesëmarrës nga e gjithë Evropa, Silicon Valley po mundohet që të mësojë mënyra të reja të biznesit të cilat i kanë shfaqur këto ndërmarrje Evropiane.

Universiteti Stanfordit dhe Lugina e Silikonit shprehen së kanë shumë për të mësuar nga ndërmarrjet Evropiane, dhe tregojnë se si mënyra Evropiane e të bërit biznes ka qenë gjithmonë në qendër të mësimeve dhe mënyrës së tyre të zhvillimit, por tani, me zhvillimin e teknologjisë, ky ndikim evropian është bërë më i dukshëm, dhe kjo konferencë ka për qellim që ta studioje më thellë këtë.

Ndikimi i Kosovës dhe Shqipërisë në këtë ekosistem të ndërmarrjeve të reja, me anë të kompanisë Gjirafa, po tregon për një potencial të madh rritjeje dhe pozicionimi të kësaj kompanie krahas kompanive më të mëdha botërore si Apple, Uber, Crunchbase, etj. dhe po ndikon drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Për më shumë rreth programit, ligjëruesëve dhe folësve klikoni këtu: http://www.stanfordeuropreneurs.org/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat