Bill Gates i bindur: Amerikanët do pësojnë një krizë tjetër si ajo e 2008-ës - Bota Sot
Bill Gates i bindur: Amerikanët do pësojnë një krizë tjetër si ajo e 2008-ës

Teknologji

E enjte, 21 qershor 2018

Bill Gates i bindur: Amerikanët do pësojnë një krizë tjetër si ajo e 2008-ës

Më: 8 mars 2018 Në ora: 21:46
Bill Gates

Ishte viti 2008, koha kur pas disa vitesh fryerje e flluskës së famshme nga mbi-ngarkimi i borxheve private për blerjen e pronave të patundshme përmes kredive të këqija, rezultoj me krizën poashtu të famshme të 2008-ës, e cila la mbi 8.8 milionë amerikanë të papunë dhe ngadalësoj në një përqindje të madhe rritjen ekonomike të SHBA-ve.

Ishte poashtu e njëjta krizë e cila pastaj u hap me valën e saj dhe preku Europën, duke dëmtuar më së keqti Greqinë, Spanjën dhe në mënyrë periferike edhe Italinë, ku secila prej tyre akoma nuk janë këndellur tash e 10 vjet.

Por, i pyetur përmes Reddit, Bill Gates u përgjigjet një prej pyetjeve në një mënyrë tejet inteligjente dhe interesante.

“Mund të them që është e vështirë të parashikohet se kur saktësisht do të ndodhë, porse është e sigurtë se ajo do të ndodhë një ditë”, pasi u pyet se a mendoni se do ketë edhe një krizë sikurse ajo e 2008-ës.

Poashtu ai shton se “Jam poashtu i bindur se teknologjia dhe inovacionet e reja do e bëjnë jetën më të lehtë për gjithë njerëzimin dhe kalimin e krizave në mënyrë më të lehtë”, shkruan Sovrani.info.

Në fund ai shton se “këtë gjë e thotë edhe Warren Bufett, një njeri i cili di nga kjo fushë shumë më tepër se unë”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test