Google sjell për përdoruesit e smartphonëve njohjen inteligjente të imazheve

Teknologji

Google sjell për përdoruesit e smartphonëve njohjen inteligjente të imazheve

Më: 9 mars 2018 Në ora: 07:51
Google Foto

Me anë të softuerit Google Lens, do të bëhet e mundur njohja e bar kodeve, QR code dhe mund të përkthejë automatikisht tekstet e dokumenteve apo tabelave.

Fillimisht, Google Lens ishte i disponueshëm vetëm për smartphonet Pixel të Google, por tani do të jetë në çdo smartphone që ka sistemin operativ Android.

Ky opsion do të mund të gjendet në brendësi të aplikacionit Google Foto dhe funksionon vetëm pasi fotoja ruhet në kartelat e telefonit.

Softueri do të njohë bar kodet, QE kodet dhe përkthimet e teksteve në brendësi të fotove të shkrepura dhe gjithashtu të njohë automatikisht objektet që gjenden në foto.

Si fillim do të jetë pjesë e telefonave Android, por do të vijë shumë shpejt edhe në ato iOS dhe sistemet e tjera.

Për përdorimin e këtij funksioni mjafton të instalohet versioni i fundit i Google Foto i disponueshëm në Play Store.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat