Dështimi i ri në Facebook rreth përdorimit të të dhënave personale

Teknologji

Dështimi i ri në Facebook rreth përdorimit të të dhënave personale

Më: 19 mars 2018 Në ora: 23:17
Mark Zuckerberg

Rrjeti social Facebook regjistroi humbje në bursë pas zbulimit të përdorimit të të dhënave personale të miliona përdoruesve nga një shoqëri e lidhur me fushatën e Donald Trump, një polemikë që, sipas ekspertëve, mund të kërcënojë modelin e tij ekonomik.

Rreth orës 18:00 GMT, Facebook pësoi një humbje prej 6,5% duke arritur në 173,06 dollarë.

Në Evropë dhe në SHBA shumë zëra kërkuan hetime pasi gazetat amerikane “New York Times” dhe britanike “Observer” konfirmuan këtë fundjavë se kompania britanike “Cambridge Analytica” (CA), e specializuar në komunikimin strategjik, kishte marrë pa miratimin e tyre, të dhënat e 50 milionë përdoruesve për të krijuar një program që mundësonte parashikimin dhe influencimin e votës së zgjedhësve.

CA ka punuar për fushatën e kandidatit republikan, Donald Trump, zgjedhur president i SHBA-së në fund të vitit 2016.

Facebook njoftoi tha se kishte bllokuar qasjen e firmës britanike në platformën sociale, pasi kompania londineze nuk i kishte fshirë të dhënat e përdoruesve të marra në mënyrë të gabuar, siç kishte premtuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat