Intel shuan projektin për syza të mençura

Teknologji

Intel shuan projektin për syza të mençura

Më: 19 prill 2018 Në ora: 14:36

Pasi që para pak muajve prezantoi projektin ambicioz të syzave të mençura Vaunt, Intel tash ka shuar divizionin e cila krijon pajisje bartëse të kompanisë.

Divizioni ishte formuar në vitin 2013, me qëllim që të krijojë pajisje për fitnes dhe syza të mençura.

Por, prodhimet e këtij sektori nuk ishin në treg për një kohë të gjatë pavarësisht investimeve qindra milionë dollarësh në këtë projekt.

Ky veprim do të ndikojë në largimin e rreth 200 punonjësve nga ekipi New Devices Group (NDG).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat