Deklarohet krijuesi i aplikacionit që akuzohet se abuzoi me të dhënat nga Facebook

Teknologji

Deklarohet krijuesi i aplikacionit që akuzohet se abuzoi me të dhënat nga Facebook

Më: 24 prill 2018 Në ora: 22:58
Aleksandr Kogan

Aleksandr Kogan i cili ishte angazhuar për fushatën e presidentit të SHBA-së Donald Trump ka dhënë dëshminë e tij mbi akuzat për vjedhje të të dhënave personale të afro 87 milionë përdoruesve të facebook.

Një hulumtues që gjendet në qendër të një skandali mbi keqpërdorimin e supozuar të të dhënave të gati 100 milionë përdorues të Facebook tha të martën se puna që bëri ishte e padobishme për llojin e reklamave të synuara që do të duhej për të ndikuar në zgjedhje.

Aleksandr Kogan, i cili punoi për Universitetin e Cambrige, është në qendër të një polemike rreth përdorimit të miliona të dhënave nga përdoruesit e “Cambridge Analytica” pa lejen e tyre, pasi ishte punësuar nga Donald Trump për fushatën e tij zgjedhore në vitin 2016.

Kogan para komitetit amerikan, sot,  tha se nuk ishte e mundshme që ”Cambridge Analytica” të kishte përdorur të dhënat në fushatën Trump, edhe pse ai gjithashtu tha se drejtori i tij i pezulluar, Alexander Nix, kishte gënjyer në një komitet të ligjvënësve britanikë rreth asaj se si ata të dy punonin së bashku.

Kogan tha se edhe në qoftë se skedari i të dhënave i hartuar është përdorur në një fushatë politike, do të ishte shumë e padobishme për reklamat që ishin në shënjestër për zgjedhjet presidenciale.

“Thjeshtë dhe sinqerisht, nëse qëllimi është mikro shënjestërimi i reklamave të Facebook (projekti) nuk ka asnjë kuptim. Nuk është diçka që ju do të bënit” tha ai sot para komitetit parlamentar, duke shtuar se Facebook ka metoda shumë më të mira për reklama të tilla dhe gjithë puna që kanë bërë ishte “e pavlerë”

 “Nëse rasti që ju po e përdorni janë reklamat e Facebook atëherë është jo kompetentë të behet në këtë formë”, ka deklaruar ai.

Facebook kishte deklaruar se të dhënat personale të afro 87 milionë përdoruesve mund të kenë qenë të shpërndara në mënyrë të papërshtatshme me” Cambridge Analytica”, pasi Kogan krijoi një aplikacion në formë të kuizit rreth personalitetit për të mbledhur të dhënat e përdoruesve.

Facebook dhe Cambridge Analytica kanë fajësuar Kogan për keqpërdorimin e të dhënave, por ai ka thënë se po ipej kurban për të mbuluar skandalin e kompanive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat