Risi për Outlook, ja çfarë bën Microsoft

Teknologji

Risi për Outlook, ja çfarë bën Microsoft

Më: 6 maj 2018 Në ora: 07:04
Microsoft

Funksione të reja do të vijnë për Outlook, shërbimi postar elektronik i Microsoft, që përditësohet për Windows, web, Android dhe iOS.

Risia e parë ka të bëj me faturat, kur software identifikon një njoftim të ri për pagesë në posta elektronike vendos datën e skadimit të afatit në kalendar dhe mundësisht nis promemorie dy ditë para pagesës.

Me përditësimin e aplikacionit mund të shtosh një takim apo një event me sugjerime për vendin, prfshi dhe uljet që bëhen shpesh herë. Risi tjetër është edhe mundësia për të parë përgjigjet e monitoruara dhe ato me diçiturën “RVSP” për mbledhjet.

Nëse organizohet një mbledhje që kërkon kontroll të pjesëmarrësve, Outlook të jep mundësinë të dorëzosh apo jo ftesën në kalendar. Shërbimi i Microsoft ka edhe shumë orare për evente në kalendar. Së fundmi, Outlook për iOS do të jetë i mundur të sinkronizojë kartelat si draft dhe të mund ta shkruash pastaj në një pajisje tjetër, ndërsa për Android do të ketë të integruar dhe Office Lens.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat