Referendumi për abortin në Irlandë, Facebook ndalon reklamat e huaja

Teknologji

Referendumi për abortin në Irlandë, Facebook ndalon reklamat e huaja

Më: 8 maj 2018 Në ora: 20:10
Ilustrim

Facebook tha se do t'i bllokojë reklamat për referendumin e ardhshëm të Irlandës mbi abortin, të cilat nuk e kanë origjinën nga reklamuesit brenda vendit.

Në Irlandë ka pasur shqetësime se reklamat e huaja mund të ndikojnë në rezultatin e votimit.

Referendumi që mund ta shfuqizojë Amendamentin e Tetë në Kushtetutën e Republikës së Irlandës, do të mbahet më 25 maj.

Amendamenti mbështet rregulla strikte rreth abortit, të cilat e njohin "të drejtën për jetë të të palindurit".

Kjo do të thotë se Irlanda e ndalon gati plotësisht abortin, me përjashtim rastet e përdhunimit ose incestit.

Në muajin prill, komisionarja për mbrojtjen e të dhënave në Irlandë, Helen Dixon, ka thënë se është e mundur që aktorë të huaj të përpiqen të ndikojnë në referendum.

Facebook tha se ndalesa e reklamave që nuk vijnë nga Republika e Irlandës është efektive nga 8 maji.

Kompania tha se do të mbështetet pjesërisht në raportet e grupeve të fushatës që identifikojnë reklama të tilla.

Facebook shtoi se politika e tillë do të zbatohet edhe për zgjedhjet e ardhshme në Republikën e Irlandës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat