“Google Photo” vjen me të reja, do të konvertojë dokumentet në PDF

Teknologji

“Google Photo” vjen me të reja, do të konvertojë dokumentet në PDF

Më: 9 maj 2018 Në ora: 20:17
Google Photo

“Google Photos” është një nga mënyrat më të lehta dhe më të mira për të fituar të gjitha pamjet që bëni me telefonin tuaj. Sot, “Google” bën të ditur risi të reja për këtë shërbim.

Më interesantja është se këto risi mund të përdorin inteligjencën artificiale për të ngjyrosur automatikisht fotot bardhë e zi. Për shembull mund të merrni një foto të vjetër me telefon, dhe më pas “Google Photos” e analizon dhe e prodhon me ngjyra.

Për më tepër,”Google” thotë se Inteligjenca Artificiale mund të përdoret për të njohur në foto ato që janë dokumente, dhe automatikisht i konverton në PDF.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat