Facebook i fshin 583 milionë profile false

Teknologji

Facebook i fshin 583 milionë profile false

Më: 16 maj 2018 Në ora: 23:46
Foto ilustrim

Në 3-mujorin e parë të vitit 2018, Facebook ka çaktivizuar rreth 583 milionë profile false si dhe rreth 837 milionë materiale spam.

Të dhënat janë publikuar në raportin Transparency, i cili që prej vitit 2013 regjistron kërkesat e qeverive ndaj rrjetit social.

Raporti ka të bëjë me tema të nxehta si urrejtja, mashtrimet kompjuterike, terrorizmi, pornografia, profilet false dhe dhuna. “Facebook” ka konfirmuar gatishmërinë për të çuar në 20 mijë numrin e revizorëve dhe inxhinierëve që do të bëhen pjesë e stafit të Inteligjencës Artificiale për të “gërmuar” në këto të dhëna.

Përveç materialeve spam dhe llogarive të rreme, rrjeti ka hequr 3 milionë materiale që kanë të bëjnë me dhunën dhe ka 2.5 materiale të tjera që nxisnin urrejtjen.

Po ashtu, 1.9 milionë materiale të lidhura me propagandën e ISIS-it dhe 21 milionë materiale me përmbajtje pornografike janë hequr nga rrjeti.

Sipas Raportit të Transparencës, në gjysmën e dytë të vitit 2017, kërkesat e qeverive drejtuar “Facebook”-ut janë shtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat