E thotë Samsung: Kështu duhet të jenë fotot gjatë dasmës

Teknologji

E thotë Samsung: Kështu duhet të jenë fotot gjatë dasmës

Më: 17 maj 2018 Në ora: 13:14
Samsung ka publikuar një udhëzues për përdorimin Etik të Smartfonëve në dasma.

Samsung ka publikuar një udhëzues për përdorimin Etik të Smartfonëve në dasma. Sipas këtij udhëzuesi, pritja e dasmës është momenti për të bërë “selfie”. Gjatë ceremonisë shmangni fotot, pasi ka gjithmonë fotograf profesionist.

-Shmangni shkrepjen e fotografive gjatë ceremonisë; zakonisht ka një fotograf profesionist për këtë. Sigurohuni që të shijoni momentin dhe mbani telefonin tuaj të vendosur mirë në çantën në modalitetin ‘silent’.

-Dalja nga ceremonia e dasmës është mundësia që të gjithë e presin për të bërë fotografi dhe momenti më i pranueshme ku mund të shkrepen fotografi. Ky është shansi i përsosur për të provuar super filmimin slow-motion me smartfonin tuaj, pasi mund të ketë konfeti dasme, oriz apo petale.

-Pritja e dasmës është momenti i “selfieve”. Ndërsa nusja dhe dhëndri janë të angazhuar në ndërrimin e rrobave ose po bëjnë fotografi, selfiet mes miqsh janë një domosdoshmëri për të treguar pamjen tuaj dhe vendin e shkëlqyer. Por, kini kujdes, sapo të porsamartuar të bëjnë hyrjen e tyre, është etike që të bisedoni me çiftin.

-Smartfone në tavolinë? Në asnjë mënyrë! Edhe për ata që janë të varur nga puna, smartfoni në tryezë nuk është i pranueshëm! Mundohuni të angazhoheni në bisedë me ata që janë në tavolinën tuaj, nëse nuk jeni rehat që të bisedoni me ta, ju gjithmonë mund të dilni në mënyrë diskrete me smartphonin tuaj ose të gjeni një shoqëri më të këndshme.

-Momenti i tortës së dasmës është një mundësi tjetër për foto që nuk mund t’i humbisni! Ky moment mund të jetë një shans për të shkrepur foto origjinale në qoftë se ju zgjidhni kënde interesante. Për shembull, fotografoni nusen dhe dhëndrin nga prapa për një perspektivë unike.

-Festa e mbrëmjes është një mundësi e shkëlqyer për të kapur momentin dhe për të shkrepur foto mahnitëse. Megjithatë, gjithmonë kontrolloni me subjektin tuaj para se të hidhni në mediat sociale ndonjë foto apo video për të shpëtuar nga ndonjë siklet.

-Nëse ka after-party, është e detyrueshme të fotografoni momentin më zbavitës. Por kini kujdes të mos e shpërndani deri në mëngjesin e ardhshëm pas një kafeje të shijshme shqeto dhe një aspirine!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat