Samsung sjell monitorin për lojëra 4K - Bota Sot
Samsung sjell monitorin për lojëra 4K

Teknologji

E hënë, 18 qershor 2018

Samsung sjell monitorin për lojëra 4K

Më: 20 maj 2018 Në ora: 16:02
Samsung

Samsung ka në plan të dominojë tregun e lojërave këtë vit, dhe kompania ka njoftuar tashmë një monitor 5120 x 1440p 49 inç me një frekuencë 120Hz. Megjithatë, kompania jugkoreane nuk neglizhon 4K.

Më herët ishte raportuar, se Asus dhe Acer do të lansojnë ekrane 4K 120Hz në muajt e ardhshëm, por ky do të jetë model relativisht i vogël 27-inç. Monitori i lojërave Samsung 4K 120Hz do të jetë një model 31.5-inç, me rezolucion prej 3840 x 2160p.

Samsung, megjithatë, nuk do të jetë i pari me një monitor 4K 120Hz, pasi kompania më e vogël e njohur Wasabi Mango njoftoi kohët e fundit një monitor 43 inç 4K 120Hz, i cili shitet në eBay për 1400 dollarë.

Monitori i Samsung prej 31.5 inç 4K 120Hz pritet të jetë më i shtrenjtë dhe ekrani do të shfaqet gjatë muajit të ardhshëm në panairin Computex 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test