Ukraina bllokon faqet ruse

Teknologji

Ukraina bllokon faqet ruse

Më: 24 maj 2018 Në ora: 14:23
Ilustrim

Kievi zyrtar ka bllokuar qasjen në faqen e internetit të agjencive së lajmeve Rusija sevodnja dhe RIA Novosti Ukrajina, ndërkohë që do të ngrihet edhe pasuria e tyre në Ukrainë.

Të dyja agjencitë ishin në listën e zezë të Kievit për tri vjet radhazi.

Po ashtu operatorët ukrainas morën urdhrin për të limituar qasjen në faqet tjera ruse Rossi?segodn?.rf, Sputniknews.com, Ria.ru, Rsport.ria.ru, 1prime.ru, Realty.ria.ru dhe rian.com.ua.  Pjesëtarët e shërbimit të sigurisë së Ukrainës javën e kaluar arrestuan redaktorin e RIA Novosti Ukrajina Kiril Vishinski dhe bastisën redaksinë e RIA Novosti.

Ukraina dhe Rusia kanë të tensionuara raportet për shkak të aneksimit të Krimesë nga Moska në vitin 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat