Hillary Clinton dëshiron të bëhet pronare e Facebook

Teknologji

Hillary Clinton dëshiron të bëhet pronare e Facebook

Më: 26 maj 2018 Në ora: 11:32
Hillary Klinton

Hillary Klinton ka thënë se dëshiron të jetë një prej pronarëve të Facebook pasi fuqia e saj mediatike është pothuajse e njejtë me atë të rrjetit më të madh social në botë.

Clinton ishte e pranishme në një fjalim në Universitetin e Harvardit, ku ajo u nderua me medaljen Radcliffe të premten. Prokurorja e përgjithshme e Massachusettsit, e pyeti Clintonin se nëse mund të ishte pronarja e çdo kompanie, cilën do ta zgjidhte, raporton “RT”.

Përgjigja e Clinton ishte: Facebook. “Dua të jem pjesë e platformës së lajmeve që është më e madhja në botë”.

“Shumë njerëz marrin lajmet në vendin tonë, të vërtetat apo gënjeshtrat, ato kalojnë përmes Facebook”, shtoi ajo.

Clinton ka gjasa të aludojë në pretendimet e mbështetësve të saj se Facebook kontrbuoi në humbjen e saj në zgjedhjet e vitit 2016 përmes “lajmeve të rreme” dhe reklamave.

Ajo ishte shpërblyer me medaljen Radcliffe për angazhimin e saj për të drejtat e njeriut, dhe si një avokate për lidershipin global amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat