Facebook vjen me një opsion të ri

Teknologji

Facebook vjen me një opsion të ri

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Përdoruesit e “Facebook” tashmë mund të ndajnë videot e tyre duke interpretuar këngët e preferuara në “play-black”, njoftoi rrjeti social duke publikuar dje shumë opsione muzikore dhe duke premtuar se do të krijonte mënyra të reja për njerëzit që të ndërvepronin dhe që të shpreheshin nëpërmjet muzikës.

Opsioni i ri i quajtur “Lip Sync Live”, mundëson që të zgjedhësh një këngë dhe të publikosh një video.

Në këtë mënyrë miqtë tuaj mund t’ju shohin duke kënduar dhe kërcyer me këngën në sfond.

Me “Lip Sync Live”, që kërkon të konkurrojë rrjetin social kinez të ngjashëm “Musical.ly”, emri i artistit dhe këngës shfaqen dukshëm dhe një lidhje që të dërgon menjëherë tek faqja “Facebook” e artistit.

Një tjetër opsion i publikuar dje të jep mundësinë që të bashkosh një këngë me një video apo foto të publikuara në “Facebook”.

Këto opsione do të jenë të mundshme fillimisht në disa zona gjeografike dhe më pas në të gjithë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat