Aplikacioni me inteligjencë artificiale ua lexon emocionet gjatë shkëmbimit të mesazheve, por një detaj tjetër nuk do t’iu pëlqejë

Teknologji

Aplikacioni me inteligjencë artificiale ua lexon emocionet gjatë shkëmbimit të mesazheve, por një detaj tjetër nuk do t’iu pëlqejë

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 22:54
Foto ilustrim

Mesazhet me tekst janë mënyra e preferuar për komunikim në ditët e sotme, por pamundësia për të transmetuar emocione, të cilat ndodhin gjatë një thirrjeje ose një bisede ballë për ballë, nganjëherë mund të çojë në keqkuptime.

Por, Kevin Knull, drejtori dhe bashkë-themelues i aplikacionit të mesazheve ” Truthify”, zbulon se është një problem serioz, që ai vendosi të zhvillojë një aplikacion të mesazheve i aftë për të lexuar emocionet e njerëzve derisa e përdorin atë.

Aplikacioni përdor inteligjencen artificiale dhe të mësuarit e makinës për të analizuar 43 muskujt e fytyrës 14 herë në sekondë, duke përdorur kamerën e pajisjes suaj përballë fytyrës. Alogaritmet punojnë derisa po krijoni mesazhin tuaj (video, foto ose tekst), si dhe kur lexoni mesazhet e miqve tuaj.

Si rezultat programi jep shtatë emocione – frikë, zemërim, neveri, lumturi, përbuzje, trishtim, surprizë – përqindje që tregojnë forcën e çdo emocioni të zbuluar. Të dy palët e përfshira në bisedë mund të shohin rezultatet.

Ndërsa kjo është padyshim diçka interesante për shkëmbimin e mesazheve, nëse intelegjenca artificiale mund të identifikojë emocionet me saktësi të mjaftueshme, është e diskutueshme se sa njerëz do të jenë të kënaqur për ndarjen e këtij informacioni me njerëzit që flasin.

Përveç zbulimit se nuk ju pëlqen të shihni fytyrën e bashkëbiseduesit tuaj, gjithashtu kjo mund të ndikojë edhe në informacionet emocionale për reklamuesit. Nuk është e qartë nëse këto të dhëna do të përdoren edhe për reagimin ndaj reklamave, gjë që do të ishte shumë me rëndësi për kompanitë e ndryshme.

Teknologjitë e ngjashme po zhvillohen në disa kompani, prandaj mos u habitni nëse një ditë do të merrni një reklamë kundër depresionit sepse keni shikuar në telefonin tuaj me fytyrë të trishtë.

Aplikacioni është i disponueshëm vetëm për pajisjet iOS për tani, por një version Android vjen së shpejti. Sa njerëz do të jenë të gatshëm të ekspozojnë veten për hir të ndershmërisë do ende kohë për t’u parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat