Bitcoin në fluturim e sipër: Kripto-valutat janë papritur në rritje përsëri

Teknologji

Bitcoin në fluturim e sipër: Kripto-valutat janë papritur në rritje përsëri

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 17:17
Kriptovalutat janë në rritje

Pasi që monedhat kriptoze ishin nën presion të fortë kohët e fundit, vlerat e tregut janë rritur papritmas.

Gjërat janë qetësuar rreth Bitcoin dhe kriptovalutave tjera. Pas rënies së ndjeshme kohët e fundit, monedhat e kriptoze dolën nga ky presion dhe tashmë po ngriten përsëri.

Që nga fillimi i qershorit, Bitcoin kishte filluar një rënie të ndjeshme në treg, por nuk ishte vetëm Bitcoin, poashtu të gjitha kriptovalutat tjera kishin rënë shumë në treg, duke humbur vlerat e tyre.

Dje Bitcoin ishte 6700 dollarë pasdite, papritur duke u rritur në 7,300 dollarë, dhe në pak minuta arriti vlerën 7,500 dollarë për një kohë të shkurtër. Aktualisht, një Bitcoin është me vlerë 7425 dollarë.

Si zakonisht, çmimi i aksionit të Bitcoin ka tërhequr pothuajse të gjitha kriptovalutat e tjera. Ethereumi u hodh nga 473 dollarë në rreth 510 dollarë në të njëjtën periudhë. Ripple dhe EOS ishin në gjendje të rriteshin në mënyrë të ngjashme të fortë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat