Samsungu iu është kthyer reklamave të mahnitshme dhe “ngacmuese”.
Kompania po reklamon modelin e ri Galaxy Note 9 dhe sërish ka “thumbuar” rivalin kryesor Apple.
Me dy reklama, Samsungu ka “thumbuar” Apple-in për lapsin digjital dhe ka treguar se Galaxy Note 9 do të jetë shumë i pasur me veçori dhe i fuqishëm.
Në reklamën për lapsin, “thuhet se lapsi i Apple-it përdoret vetëm për pajisje të kësaj kompanie teksa për Samsungun mund të përdoren dhjetë gishta”.