Procesorët Intel Cofee Lake mbërrijnë në tetor

Teknologji

Procesorët Intel Cofee Lake mbërrijnë në tetor

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 23:01
Procesorët Intel Cofee

Seria e ardhshme e procesorit Intel 9000 që një kohë të gjatë është duke u prezantuar në media dhe prodhuesi i pllakave amë kanë nisur t’i japin përkrahjen zyrtare për procesorin në bordet e tyre. Megjithatë, specifikimet e detajuara të këtyre përpunuesve janë ende të panjohura.

Tani ajo që duket të jetë zyrtare se Intel ka zbuluar lansimin e planifikuar për tetori të procesorëve Intel i9-9900K, i7-9700K dhe i5-9600K. Kjo gjithashtu konfirmon udhërrëfyesin e mëhershëm, që sugjeroi lansimin e procesorit Coffee Lake S në fund të shtatorit ose fillim të tetorit.

Intel i9-9900K pritet të ketë tetë bërthama dhe 16 fije, ndërsa modelet i7 dhe i5 do të kenë tetë dhe gjashtë bërthama pa mbështetjen e hyperthreading.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat