NASA zbulon dy planetë të ri

Teknologji

NASA zbulon dy planetë të ri

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 20:54
Ilustrim

Pesë muaj pas nisjes, teleskopi orbital i NASA-s që kërkon për planetët jashtë Sistemit Diellor, ka zbuluar dy planetë të largët, thanë zyrtarët.

Sateliti i NASA-s TESS ka zbuluar "Super-Tokën" dhe "Tokën e Ngrohtë" në sistemet diellore së paku 49 vite dritë larg.

Misioni TESS do të zgjasë dy vjet dhe do të kushtojë 337 milionë dollarë, dhe synon të zgjerojë njohuritë e astronomëve për të ashtuquajturit  eksoplanetë që rrethojnë yjet e largët.

Planetët e zbuluar janë shumë të ngrohta për jetën, thotë shkencëtarja Sarah Siger, e cila pret zbulime të reja të këtij sateliti.

"Ne do të duhet të presim për të parë se çfarë do të zbulojë TESS. Ne e dimë se  ka planetë në qiellin e natës që presin të gjenden", tha ajo.

TESS duhet të vazhdojë punën e paraardhësit të tij, Teleskopit Hapësinor Kepler, i cili zbuloi shumë nga 3700 eksoplanetët në 20 vitet e tij të operimit para se të mbetet pa karburant.

NASA pret që TESS të zbulojë shumë prej botëve të panjohura, ndoshta qindra me madhësi të Tokës.

Ndryshe, konfirmimi i parë i një eksoplaneti u bë në vitin 1995, kur një planet gjigant u gjet në një orbitë katër-ditore rreth yllit të afërt 51 Pegazi. Ndryshe nga Toka, shumica e ekzoplaneteve nuk janë të lidhur fort me yjet, kështu që ata janë në të vërtetë duke ecur nëpër hapësirë ose duke orbitalizuar lirshëm midis yjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat