Twitter paralajmëron përdoruesit: Janë zbuluar mesazhet private

Teknologji

Twitter paralajmëron përdoruesit: Janë zbuluar mesazhet private

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 23:06
Twitter

Një numër i panjohur përdoruesish, për shkak të një problemi softuerik në Twitter, ka pasur probleme me mesazhet private që janë zbuluar për më shumë se një vit.

Në kompani thonë se këtë problem e kanë pasur një për qind e përdoruesve, dhe ka të bëjë me mesazhe të drejtpërdrejta ndërmjet përdoruesve dhe bizneseve që ofrojnë shërbimet e tyre përmes këtij rrjeti.

Problemi ekziston që nga maji i vitit 2017, por në kompani thonë se vetëm para dhjetë ditësh ai është vërejtur.

"Nëse jeni prekur nga ky problem, do t’ ju kontaktojmë. Na vjen keq që ka ndodhur kjo”, thuhet në deklaratën e rrjetit social Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat